Sulmi ndaj ambasadës së SHBA, 15 të arrestuar

Oct 29, 2011 | 10:08

UPDATE- VIDEO*

Policia serbe ka arretsuar 15 persona, per sulmin ndaj ambasades se SHBA-ve ne Sarajeve.

Aksioni nisi që ne mëngjes  në 18 lokalitete të Novi Pazarit, Sjenicës e Tutinit (rajoni i Sanxhakut në kufi edhe me Kosovën ).

“Sot në orën 5 të mëngjesit ka filluar aksioni kundër ekstremistëve të lëvizjes islamiste vahabiste në territorin e Novi Pazarit, Sjenicës e Tutinit”, ka thënë për Tanjug Ivica Daçiq, ministër serb i policisë.

Ngjarja

Nga njoftimet e fundit të mediave boshnjake raportohet se personi i cili sulmoi me armë, ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë është qëlluar nga një snajper dhe ka mbetur i plagosur.

Një person me çantë të zezë i cili ka qëlluar në drejtim të forcave të sigurisë së ambasadës, ka lënë një person te plagosur, i cili eshte jashte rrezikut per jeten. Portali i lajmeve “24sata.info” raporton se agresori ka qenë i maskuar dhe me një armë të tipit kallashnikov.

Për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme për kantonin e Sarajevës, Irfan Nefiç ka deklaruar se ka mbetur i plagosur një punonjës i ambasadës.

Ndërkaq, sipas informacioneve ende jozyrtare, agresori është identifikuar si Mevlid Jashareviç nga Novi Pazari, i lindur në vitin 1988. I denuar me pare ne Austri dhe i rikthyer ne Bosnje dhe Hercegovinë për të përhapur fene islame.

Agresori eshte nje person që mban mjekër të gjatë, i veshur më kostum dhe pantallona të “shkurtra”, ndërsa ka qëlluar  thërriste “Allahu Ekber”. Ka spekullime se sulmuesi i ambasades se SHBA-se ka qene i shoqeruar dhe nga nje tjeter person, i cili ka mundur te largohet nga vendngjarja.

 

 

 

© Panorama.al

Te lidhura