Bundestagu gjerman ra pre e një sulmi kibernetik ndërkohë që po zhvillohej vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, te kryetarja e parlamentit, Yulia Klöckner.
Sipas raportimeve të BILD, pati ndërprerje të mëdha në funksionimin e postës elektronike dhe në aksesin në internet.
“Po përjetojmë një ndërprerje të madhe që nga ora 14:30 (koha lokale) dhe që vazhdon ende,” deklaroi një zëdhënës i Bundestagut për gazetën, ndërsa shkaku i ndërprerjes ende nuk është i qartë.
Aktualisht po shqyrtohet nëse pas problemit qëndron një sulm i jashtëm dhe nëse ndërprerja ka implikime sigurie dhe se autoritetet po punojnë intensivisht për ta zgjidhur problemin.
Sipas raportimeve, ndërprerja nisi rreth orës 14:30 dhe të prekur janë disa fraksione parlamentare, deputetë dhe intraneti i Bundestagut.
Që nga fundjava, kryeqyteti gjerman është vendi i negociatave diplomatike për të vendosur fundin e luftës ruse që po vazhdon tashmë për gati katër vite në Ukrainë.
Bisedimet intensive midis delegacionit ukrainas të udhëhequr nga Zelensky dhe delegacionit amerikan të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm Steve Witkoff vazhdojnë edhe sot.
© Panorama.al












