Stuhi e fuqishme godet Xhenoan, dëme të shumta, përmbytje dhe ndërprerje qarkullimi

Nov 15, 2025 | 20:19

Një stuhi e fortë ka përfshirë këtë të shtunë zonën e Gjenoas në Itali, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe probleme serioze në infrastrukturë.

xhenoa

Reshjet intensive sollën shembjen e murit të një parku publik, duke dëmtuar disa automjete të parkuara. Ndërkohë, një rrymë e fuqishme ere dhe një tornado goditën zonën e portit, ku u rrëzuan pemë dhe kontejnerë ranë nga lartësi të mëdha. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Erërat e forta shkaktuan gjithashtu dëmtimin e çatisë së ndërmarrjes bashkiake të pastrimit.

Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe Mbrojtjes Civile janë mobilizuar për të menaxhuar situatën, ndërsa disa banesa në katet përdhese dhe nënkalime janë përmbytur. Qarkullimi është pezulluar në rrugën Aurelia, një aks i rëndësishëm që lidh Italinë me Francën.

Sipas meteorologëve, moti i keq pritet të zhvendoset brenda orëve të ardhshme drejt veriut të Italisë dhe rajonit të Toskanës.

© Panorama.al

Te lidhura