Strategjisti i njohur, hebreo-kanadez, David Zaikin, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke vlerësuar se protestat qytetare nuk janë një përpjekje për të rikthyer në pushtet opozitën tradicionale, por një refuzim i të gjithë klasës politike që ka dominuar vendin gjatë tre dekadave të fundit.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, David Zaikin thekson se shumë analistë po e lexojnë gabim mesazhin që po vjen nga rruga, duke argumentuar se protestuesit nuk kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama për t’i hapur rrugë rikthimit të Sali Berishës.
“Pjesa që njerëzit nuk e kuptojnë për Shqipërinë: turma nuk do që Rama të largohet vetëm që Berisha të rikthehet në pushtet. Ata kanë mbaruar punë me të dy. Një lëvizje që refuzon njëkohësisht qeverinë dhe opozitën zyrtare është një verdikt për 30 vite, jo vetëm ndaj një njeriu. Një klasë e re politike do të duhet të marrë drejtimin”, shkruan Zaikin.
Sipas strategjistit hebreo-kanadez, mesazhi që po përcillet nga protestat shkon përtej përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës, duke reflektuar kërkesën për një alternativë të re politike dhe një brez të ri drejtuesish që të zëvendësojnë klasën aktuale politike.
© Panorama.alThe part people miss about Albania: the crowd doesn’t want Rama gone so Berisha can walk back in. They’re finished with both. A movement that rejects the government and the official opposition in the same breath is a verdict on 30 years, not on one man.
New political class will… https://t.co/Sms3hDsqME— David Zaikin (@DavidZaikin) July 4, 2026













