Presidenti Xhani Infantino është bërë viral me një deklaratë në përfundim të ndeshjes Argjentinë-Kepi i Gjelbër. Ekipi i Leo Mesit vuajti deri në fund të 120 minutave, ndërsa fitoi 3 me 2.

“Një përqafim të gjithë Argjentinës dhe urime, sepse zemra sot… gjithashtu për ne neutralët që ishim me të dy…”, u shpreh Infantino. Ky i fundit u komentua duke thënë se ka vuajtur duke e parë ndeshjen si tifoz i Argjentinës, megjithatë korrigjoi më pas deklaratën.
Argjentina e pa fililimisht dy herë veten në avantazh. Kepi i Gjelbër i befasoi më pas duke barazuar, madje dhe duke mos shfrytëzuar si duhet disa raste.
Argjentina është një nga favoritët për të fituar Botërorin. Sfida e radhës për Mesin me shokë do të jetë ndaj Egjiptit.
Deklarata e Infantinos: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











