“S’duam konflikt, ka mbaruar koha e partive!”- Protesta e 35-të, aktivisti: Mbi 300 shqiptarë janë nisur nga Londra, do marshojmë nga Shkodra drejt kryeqytetit!

Jul 4, 2026 | 11:35

Aktivisti shqiptar Dritan Toçi, në një lidhje direkte për News24, ka deklaruar se mbi 300 shqiptarë janë nisur nga kryeqyteti britanik drejt Tiranës për protestën e 35-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

protesta

Toçi bëri me dije se pjesëmarrësit do të organizojnë një marshim simbolik, i cili do të nisë nga Shkodra dhe më pas do të vijojë drejt kryeqytetit, Tiranës.

Ai shtoi se kjo është një protestë për një të ardhme më të mirë dhe se kjo qeveri ka dështuar.

“Jemi mbi 300 shqiptarë nga Londra. Nga Shkodra do të vijmë drejt Tiranës. Punoj prej 13 vitesh në Britaninë e Madhe, kemi protestuar çdo fundjavë para Ambasadës në Londër.

Kjo është një protestë për një të ardhme më të mirë, kjo qeveri ka dështuar. Është një protestë sepse diaspora dhe shqiptarët kanë një pakënaqësi të jashtëzakonshme, jemi këtu për t’ju rikthyer Shqipërinë shqiptarëve,” u shpreh Toçi.

Ai theksoi se protesta nuk synon konflikt dhe nëse ndodh diçka e tillë, kjo është përgjegjësi e qeverisë.

“Më vjen keq për konfliktin, gjithçka mund të ndodhë, por kjo është përgjegjësi e qeverisë. Qeveria duhet të reagojë. Do të jemi aktiv gjithmonë, nesër do të kemi protestë në Londër, grupi tjetër është atje.

Kjo është një protestë madhështore, ndryshe nga PD dhe PS ku janë gjakosur njerëz, s’kemi thyer asnjë xham. Duhet të jemi të bashkuar, ka mbaruar koha e partive, është koha e shqiptarëve,” deklaroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura