Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përcjellë një urim në rrjetet sociale me rastin e 250-vjetorit të SHBA-së.
“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruan Ambasada në një postimi në Facebook.
Po ashtu, krahas urimit është edhe një videomesazh i presidentit Donald Trump gjatë festimeve në SHBA.
“Ky përvjetor është një moment për të qenë krenar për të kaluarën tonë. Ne festojmë 250 vite të lirisë së lavdishme amerikane”, shprehet Trump.
© Panorama.al












