Statusi,Bregu fajëson opozitën:S’ka bashkëpunuar

Oct 7, 2011 | 13:13

Një përgjigje negative e Komisionit Evropian lidhur me statusin e vendit kandidat nuk do të vononte anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kështu është shprehur sot ministrja e Integrimit, Majlina Bregu e cila fajësoi opozitën, pasi sipas saj, ajo nuk ka bashkëpunuar.

Një përgjigje negative, sipas Bregut, do të ishte e dëmshme për imazhin e vendit.

Ajo tha se opozita nëpërmjet bojkotit dhe mosvotimit të ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, e ka dëmtuar procesin.

© Panorama.al

Te lidhura