Emisioni Investigativ “TakFak” ka startuar këtë të hënë në News24! Emisioni i drejtuar nga Devis Muka dhe Dorian Ramalliu, i mbështetur nga një grup i madh gazetarësh investigativ ka trajtuar rastin e Simone Del Vechios, i riu 37-vjeçar që u trajtua në klinikën “BrianzaDet”, për kirurgjinë dentare në Shqipëri pësoi 4 atakë kardiake.

DENONCIMI I FAMILJES
Mijëra turistë të huaj vizitojnë Shqipërinë, për bukuritë e saj të rralla. Por në këtë turizëm, që reklamohet edhe nga kryeministri Rama, mundohen të përfitojnë edhe shumë qytetarë të tjerë. Tashmë Tirana me të drejtë është cilësuar dhe kryeqyteti i Ballkanit për turizmin dentar….
Kjo që do t’ju tregojmë është një nga historitë që vetëm fundin nuk e ka të lumtur.
Simone Del Vecchio është në shtratin e një sptali. Vetëm 37 vjeç dhe me familjarët e tij që kërkojnë ndihmë dhe drejtësi nga të gjitha anët…
Pikërisht Simone ka pësuar katër arreste kardiake në klinikën dentare ‘Brianza Dent’ në kryeqytet, nga heqja e 20 dhëmbëve brenda një dite….
Historia është treguar nga nëna dhe vëllai i Simones, të cilën e gjetën atë të shtrirë në tokë. Të cilët nuk e shoqëruan atë vetëm në Tiranë, apo edhe në klinikën dentare ku u krye ndërhyrja…
“Simone që kishte vendosur të aplikonte proteza në të dy harqet, por pas operacionit, i cili përfshinte 20 heqje dhëmbësh në një seancë të vetme, pësoi katër arreste kardiake.
Shkaku që shtyu personelin mjekësor të klinikës, të cilës Simone i kishte besuar, ta transferonte urgjentisht në spitalin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, aty ku iu nënshtrua një operacioni kardiak për të vendosur një stent koronar pas zbulimit të një stenoze të aortës supozohet të lindur…”- shprehet nena e Simones.
Por siç thamë ne nuk mund ta linim me kaq rastin e Simones, pasi është detyra jonë si gazetar, për të reaguar mbi çdo anomali që ndodh në qytetin tonë.
Edhe pse Simone nuk është një shtetas shqiptar ai duhet të mbrohet sa kohë është mbajtës i kartës së pacientit. Edhe nëse këtë shërbim e ka marrë në një vend si Shqipëria. Për këtë arsye ne u lidhëm me avokatin e familjes Del Vecchio.
GianGregori De Pascalis, i cili konfirmon se Simone ka kryer ndërhyrje në klinikën dentare.
BISEDA ME AVOKATIN
GianGregori De Pascalis, avokati i Simone Del Vecchio
De Pascalis: Klinika është në Tiranë! Brianza Dent
Gazetarja e TakFak: Si?
De Pascalis: Brianza Dent
Gazetarja e TakFak: Kush ishte doktori?
De Pascalis: Doktor Luani
Gazetarja e TakFak: Dhe e gjitha ka ndodhur më 13 Mars?
De Pascalis: Po, më 13 dhe më 14 Mars.. Z. Del Vecchio pësoi një arrest kardiak.
Gazetarja e TakFak: Ju kuptoj. Dhe ishte ai në spitalin shtetëror?
De Pascalis: Po pësoi një arrest kardiak në klinikë
Gazetarja e TakFak: Në klinikën dentare?
De Pascalis: Po në klinikën dentare, nuk e di, ishte një hotel i paguar nga klinika, dhe më pas u transportua në spital
Gazetarja e TakFak: Në spitalin shtetëror, po!
Gazetarja e TakFak: Siç e dëgjuat edhe nga avokati De Pascalis, klienti i tij është trajtuar në klinikën dentare ‘Brianza Dent’
Gazetarja e TakFak: De Pascalis, shprehet se Simone ka pësuar katër arreste kardiake, duke pasur kështu domosdoshmëri për t’u trajtuar, në disa klinika si në Tiranë ashtu edhe në Bari. Por ne sigurisht nuk do ta lejmë me kaq. Dhe do shkojmë të takojmë, pikërisht kë? Vetë atë.
© Panorama.al











