Arnold Schwarzenegger, 64 vjeç, Sylvester Stallone, 65 vjeç, Bruce Willis, 56 vjeç dhe Chuck Norris, 71 vjeç do të jenë protagonistë në serinë e dytë të filmit “Expendables 2”
Ish guvernatori, Arnold Schwarzenegger publikoi një foto në Twitter bashkë me aktorët e tjerë, Stallone dhe Willis, ndërsa mungonte Chuck Norris, roli i të cilit ende nuk është zbuluar. Schwarzenegger shkruante se po kalonte kohë shumë të mirë me miqtë e tij, Stallone dhe Willis në Bullgari, aty ku po xhirojnë një pjesë të filmit.
Aktorë të tjerë që do të jenë pjesë e kastës se aktoreve janë edhe Jean Claude Van Damme, Dolph Lundgren, etj.











