Spiropali i bëri thirrje Ramës të largojë figurat e ‘ndryshkura”, kryetarja e PS së Shkodrës sulmon ish-kryeparlamentaren: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

Jun 22, 2026 | 19:08

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali një ditë më parë I bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë një aksion vetëpastrimi në radhët e Partisë Socialiste dhe të largojë nga kjo forcë personat që ajo i quajti si “smerçi”, “ndryshku” apo ‘pehlivanllëqe”.

elisa Spiropali mirela dodaj
Deklaratat e Spiropalit janë komentuar nga kryetarja e PS-së së Shkodrës, Mirela Dodaj, e cila ka thënë se  “Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali. Sepse para se të kërkosh llogari nga të tjerët, duhet të japësh llogari për veten”.

Screenshot 2026-06-22 190853

“Elisa Spiropali, kur flet për meritokraci, demokraci dhe vetëpastrim, duket sikur po flet për një parti ku nuk ke qenë kurrë pjesë e vendimmarrjes. E vërteta është krejt ndryshe.

Për vite me radhë keni qenë ndër figurat më të privilegjuara të Partisë Socialiste. Prandaj është e vështirë të kuptohet se kujt po i drejtohet thirrja juaj për vetëpastrim.

Të tjerëve apo vetes?

Mbështes plotësisht qeverinë e Edi Ramës dhe reformat që kanë çuar Shqipërinë përpara, edhe në momentet kur ka qenë më e lehtë të bërtasësh sesa të marrësh përgjegjësi. Pikërisht për këtë arsye besoj se askush nuk duhet të sillet sot si gjykatës i të tjerëve, pasi ka qenë pjesë e pandarë e çdo procesi, çdo vendimmarrjeje dhe çdo problemi që sot kërkon të denoncojë.

Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali.

Sepse para se të kërkosh llogari nga të tjerët, duhet të japësh llogari për veten”- shprehet Mirela Dodaj, kryetarja e PS së Shkodrës.

Screenshot 2026-06-22 190911

 

© Panorama.al

Te lidhura