Mesi vendos rekord të ri, bëhet dështaku më i madh i historisë së Kupës së Botës

Jun 22, 2026 | 19:32

Lionel Mesi është një futbollist i cili ka vendosur shumë rekorde në Kupën e Botës, teksa po merr pjesë aktualisht për herë të 6 në një turne të tillë. Por ai që vendosi sot përballë Austrisë është një rekord i padëshiruar pasi e bën atë dështakun më të madh në histori kur bëhet fjalë për penallti.

bandicam 2026-06-22 19-09-31-354

Ylli i Argjentinës kishte mundësinë të bëhej golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kupën e Botës falë një penalltie që në minutat e parë të turneut. Por “pleshti” gaboi nga pika e bardhë, duke çuar sferën jashtë katërkëndorit.

Kësisoj, ai hyri në librin e historisë së turneut si futbollisti që ka gabuar më shumë të tilla, pasi çoi në 3 numrin e goditjeve të gabuara. Në vitin 2018 përballë Islandës ai u ndal nga portieri Halldorson, ndërsa katër vite më parë, përballë Polonisë pa t’i neutralizohej gjuajtja nga Sheznji.

Sot, Mesi vendosi rekordin e ri të turneut duke kaluar numrin 2 që ndante me Asamoah Gian, i cili kishte gabuar nga një gjuajtje në vitet 2006 dhe 2010.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura