Një nga zërat e protestës qytetare që shënon sot ditën e 23-të, Sidorela Vatnikaj, deklaroi se tubimi që prej tre javësh zhvillohet në Tiranë vijon të ketë një kërkesë të vetme dhe të panegociueshme, që është dorëheqja e e kryeministrit Edi Rama.
Vatnikaj theksoi se kërkesa kryesore dhe e panegociueshme e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideroi përgjegjës për situatën aktuale në vend.
“Sot, ashtu siç kemi kërkuar prej tri javësh dhe që nuk shpërndahemi pa u dhënë së pari dorëheqja e kryeministrit Rama, si ai përgjegjësi kryesor i një sistemi autokratik që ka ndërtuar, një kërkesë e panegociueshme është dorëheqja e Ramës”, deklaroi ajo.
Më tej, Vatnikaj tha se protestuesit kërkojnë gjithashtu fundin e një klase politike 36-vjeçare, e cila nuk ka përfaqësuar interesat e qytetarëve.
Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë nisi pas dhunës ndaj një protestuesi në Zvërnec, por është kthyer në një lëvizje mbarëshoqërore. Në këtë moment nuk ka kuptim të flasim për një grup që ka nisur këtë mllef.
Sot, ashtu siç kemi kërkuar prej tri javësh dhe që nuk shpërndahemi pa u dhënë së pari dorëheqja e kryeministrit Rama, si ai përgjegjësi kryesor i një sistemi autokratik që ka ndërtuar, një kërkesë e panegociueshme është dorëheqja e Ramës.
Prej tre javësh kemi kërkuar edhe kërkesat e tjera, si fundi i një klase politike 36-vjeçare që nuk ka përfaqësuar qytetarët dhe na ka varfëruar e mashtruar.
Kështu që edhe sot mblidhemi në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej, marshojmë drejt Kryeministrisë për të kërkuar minimalisht, si kërkesë të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit Rama.
© Panorama.al











