Para nisjes së protestës së 23-të para Kryeministrisë foli për News24, një prej aktivistëve më pranë organizimit të protestës, Luçiana Kokaj.
Banorja e Rrjollit u shpreh se protesta nuk është kundër asnjë shteti, sa i përket konfliktit SHBA-Izrael-Iran dhe kundër asnjë përkatësie fetare.
Ajo shtoi se ka njerëz dhe grupime të ndryshme që duan të përçajnë protestën sikur ajo ka qëllime antisemite apo antiamerikane.
Protesta thekson Kokaj ka vetëm një qëllim Shqipërinë e përbashkët. Sakaq, vijoi më tej duke thënë se Rama ka humbur kontrollin dhe nuk është më legjitim si kryeministër.
Luçiana Kokaj: Keni qenë që ditën e parë gjatë gjithë kohës. Ndryshe nga shumë media. Protesta merr rrjedhë nga sheshi,. Protesta këtu pastaj marshimi, disa kanë vendosur të kalojnë në shesh 24 orë. Nuk e di nëse sot do jenë. Janë grupe të ndryshme që kanë marrë iniciativë vet. Ne kemi detyrim ti mbështesim. Protesta ka një gjë shumë të qartë, dorëheqja e Ramës. Çdo gjë që do bëhet do bëhet në funksion të kësaj. Besoj se gjithë gjërat do vijnë nga shesh, jam e lumtur që për herë të parë një protestë në Shqipëri nuk dirigjohet nga partitë por nga vetë qytetarët.
Ben Kola ka bërë një deklaratë dje. Beni njihet për batuta. Ai u shpreh se ka grupe të ndryshme në terren por jo me grupin që merret me mbarëvajtjen e protestës. Këtu ka nga të gjitha partitë, përkatësitë fetare, krahinore. Ne jemi shumë të lumtur që ka qenë mes nesh Baki Goxhajt, ata që përfaqësojnë fenë islame. Më vjen shumë keq se një nga thirrjet përtej feve, krahinave kjo është protestë për Shqipërinë. Jemi këtu për të pastruar shtëpinë tonë. Të gjithë gjërat e tjera janë keqinterpretime nga njerëz që duan të përçajnë protestën. Kemi Pashkë e Bajram por Shqipërinë e kena bashkë. Këtu duhet të bashkohemi të gjithë. Ka dhe mendime personale por nuk janë mendime të protestës.
Tani që Rama ka humb kontrollin dhe po bën veprime që vetëm një kryeministër nuk i bën. Merret me blogerët, protestuesit. Nuk i takon një personi burrë shteti të merret me gjëra të tilla. Nuk e konsideroj më mendimin e tij nuk është kryeministri i qytetarëve në shesh. Nuk është i legjitimuar për të qenë kryeministër. E ka përdorur për interesat e veta personale dhe një grushti rreth vetes. Nuk kam asgjë tjetër vetëm se ti them jep dorëheqjen.
Do jetë një deklaratë politike deri diku. Do jetë diçka nga kërkesat që kanë ardhur nga sheshi.
© Panorama.al












