TIRANE- Pak kohe pasi i ka cilesuar masat e sigurise, “arrest shtepie” si fiktive dhe qe nuk kontrollohen, numri dy i KLD-së Kreshnik Spahiu ka bere me dije sot se t’i kerkoje Këshillit të Lartë të Drejtësisë verifikimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë personave që vuajnë dënimin arrest me burg. Pike tjeter e kesaj kerkese eshte dhe verifikimi i daljes dhe udhetimeve jashte shtetit per gjyqtaret.
“Kam vendosur që sot t’i drejtohem Këshillit të Lartë të Drejtësisë që në seancën e parë plenare të përfshijë në rendin e ditës diskutimin e dy cështjeve shumë prioritare dhe që shqetësojnë mbarë opinionin. Së pari verifikimin dhe zbatimin e arresteve në shtëpi si masa sigurimi, pasi ato kanë humbur funksionin dhe zbatueshmërinë procedurale dhe nuk trajtohen më si kufizim lirie, por në mënyrë të paprecendentë si dhënie lirie de facto, duke deformuar qëllimin e ligjit. Personat e arrestuar shihen të lëvizin të lirë në rrugët e qytetit”,- tha Spahiu.
Sa per piken e dyte te kerkeses, Spahiu theksoi se duhet nje informacion i sakte dhe raporti për hyrjet e daljet jashtë shtetit në kundërshtim me rregullat e rreth 150 gjyqtarëve, qe do te perfshije edhe shpenzimet qe kryhen.











