Shqipëria, Fule: Dialog. Ngërçi pengoi progresin

Oct 12, 2011 | 14:38

UPDATE- Komisioni Europian, pas analizes se progres raportit prezantuar nga eurokomisioneri Stefan Fule vendos hapjen e negociatave me Malin e Zi, dhenien e statusit kandidat per Serbine, ndersa le jashte Shqiperine.  Eurokomisioneri Fule gjate konferences per shtyp dhene pas mbledhjes deklaroi vendimet per gjithe vendet aspirante dhe dha porosite e rastit.

Shqiperia

Ne raportin per Shqiperine, Fule ka theksuar mungesen e progresit te plote. “Ne identifikuam 12 prioritete duke i adresuar përpara hapjes së dialogut. Progresi është penguar nga stanjacioni politik dhe bojkoti parlamentar, pavarësisht përpjekjeve tona për të mbështetur progresin. Së fundi kemi pasur disa sinjale pozitive, si vendosja e dialogut mes partive politike. Kjo është urgjente për të lejuar progresin”- tha Fule.

Ai ka theksuar angazhimin e KE-se për të ndihmuar të gjithë partitë në Shqipëri. “Angazhim për të tejkaluar mosbesimin dhe për të gjetur një bazë, themel për qeverinë për të krijuar kushtet për përfshirje, që të jetë proces përfshirës dhe opozitën që të jetë partner konstruktiv në këtë proces”- tha Fule.

Vlerësimi për vendet aspirante

Kroacia, ka përfunduar negociatat si pasojë e transformimit të sukseshëm vendi është ndryshe.

Mali i Zi  ka punuar shumë, progres të vërtetë në të gjitha fushat. Propozojmë hapjen e negociatave, por nuk është fund i rrugës, është nisja e kërkesave të një rruge të re.

Serbia ka arritur progres në fusha të rëndësishme, KE rekomandon t’I japë statusin kandidat, duke kërkuar angazhimin e saj në dialog me Kosovën. Rekomandojmë që negociatat e anëtarësimit të happen kur ajo të plotësojë kriterin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Islanda progres të mirë, beso se do të bëjmë kështu edhe këtë vit. Është arritur shumë, janë hapur  kapituj dhe mbyllur 2.

Turqia vazhdon të jetë vend kyc për BE por negociatat nuk kanë ecuar prej më shumë se një viti. Besoj se ëhstë koha të rindërtojmë një axhendë pozitive të re BE-Turqi. KE është I shqetësuar për tensionet mes saj dhe Qipros.

Kosova duhet te deshmoje forcimin e shtetit ligjor, do ndihmojme koleget tane kosovare per te ndertuar nje sistem ne perputhje me BE dhe bazuar ne vlerat tona. Do kqyret strategjia e 2009 per gjetjen e rrugeve te tjera te ndihmes. Procesi per vizta do te nise ne fund te ketij viti per te mos e lene te menjanuar.

Paketa e zgjerimit

Së pari, forcimi i shtetit ligjor, reformimim i administratës publike. Fule deklaroi se prezantoi një mënyrë tjetër të rëndësishme që nga sot KE rekomandon të hapë kapitullin 23, 24 që kanë të bëjmë me refoma gjyqësore dhe shtetin ligjor në fillim të procesit të anëtarësimit.

Qëllimi është të kemi një komunikim interaktiv.

Lirinë e të shprehurit nga media, nuk mund të kemi transformim të vërtetë pa lirine e medias.

Zgjerimi i bashkëpunimit dhe ripajtimi me Ballkanin Perëndimor. Duhet të zgjidhim cështjet bilaterale sa më herët në proces.

Shërim i ekonomisë në vendet e BE, sfida për të siguruar rritje ekonomike dhe për të ndërmarrë reforma për transformimin

Zgjerimi i rrjetit të transportit që është jetik për të ardhmen.

Nisja e mbledhjes

Ne mesdite ai ka nisur prezantimin e progres raportit per  vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Europian mes të cilave edhe Shqipërine para PE-se.

Ne fjalen e tij, Fule e ka cilesuar procesin e zgjerimit si shume te rendesishem, por sipas tij ne vende si Kosova e Serbia  nuk ka pasur zhvillime pozitive.

Ai ka inkurajuar partneret dhe vendet e interesuara te zgjidhin sa me shpejt te jete e mundur problemet me te cilat ndeshen dhe per te cilat nderkombetaret e kane thene fjalen e tyre.

“Sot Kroacia eshte shume ndryshe nga vendi qe aplikoi per here te pare, Te drejtat themelore respektohen dhe demokracia funksionon. Kroacia duhet te vazhdoje pergatitjet, raporti identifikon fushat, ku kerkohet me shume pune. Komisioni do te monitoroje permbushjen e te gjithe kerkesat qe kane mbetur”- tha ai.

Hapen negociatat per Malin e Zi

“Vitin e kaluar atij iu dha statusi kandidat dhe keshilli vendosi te merrte ne konsiderate hapjen e negociatave. Ai ka punuar shume, kemi pare progres te vertete duke perfshire reformat ne gjyqesor, ligjin antidiskriminim, kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, fjalen e lire, lirine e medias. propozoj qe te hapim negociatat me Malin e Zi. Ai duhet te vazhdoje me reformat dhe te konsolidoje progresin”- tha Fule.

Serbia merr statusin kandidat

Fule ka rekomanduar t’i japet Serbise statusi kandidat. “Kjo duke kuptuar qe ajo do te angazhohet ne dialog me Kosoven dhe te ece me shpejtesi te zbatohen marreveshjet. Rekomnadojme qe negociatat te hapen sa me shpejt ne momentin qe Serbia arrin progres, kryesisht hapa te metejshem per te normalizuar marredheniet me Kosoven”- tha ai.

Raporti per Shqiperine

Ashtu sic pritet edhe per kete vit pergjigja qe Brukseli do te jape per vendin tone do te jete negative sa i perket aplikimit qe ka bere Tirana zyrtare per marrjen e statusit te vendit kandidat.

Sipas axhendës së përcaktuar nga komisioni në orën 12: 30 komisioneri për zgjerim Stefan Fyle do të jetë në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian ku do të prezantojë paketën e zgjerimit. Më pas në orën 14:00 Fyle do të dalë në një konferencë per shtyp ku do të bëjë publik qëndrimin e KE për këto vende ku do të jepet edhe Shqipëria.

Ambasadori i KE në Tiranë Etore Sekui shmangu dje çdo koment për progress raportin duke thenë se sot do të ketë shumë mesazhe për të. Ambasadori do t`u dorëzojë sot progres-raportin krerëve më të lartë të shtetit, liderit te opozitës, si dhe shoqërisë civile.

Dy dite me pare ishte agjencia zyrtare e BE, “Eubserver”, e cila publikoi nje pjese te progres raportit para se ai te dale zyrtarisht nga Brukseli.

Raporti pritet e flase per nje progres te limituar per vendin tone per hskak edhe te zgjedhjeve lokale. Theksi vihet te kriza politike, ku thuhet se skena e brendshme politike e Shqiperise u dominua gjeresisht nga vazhdimi i ngercit politik dhe zhvillimet e konfrontueshme me tej.

Ne te flitet edhe per zgjedhjet e majit, ne vecanti polemikat rreth numerimit te vota per kryebashkiakun e Tiranes, qe sipas raportit rriti polarizimin mes shumices qeverisese dhe opozites.

 

© Panorama.al

Te lidhura