Analisti Fatos Lubonja komentoi mbrëmjen e sotme në Log. Neqs24 sondazhin e italianit Antonio Noto për Tiranën dhe dy pretendët kryesorë Ogerta Manastirliu dhe Florjan Binaj.
Pyetja e parë kishte të bënte me një rendite të problematikave më të mëdha për qytetarët.
Lubonja shprehet me habi se si ajri shqetëson vetëm 2% të të sonduarve.
Sipas tij, qyterarët duhet të kuptojnë pse krijohet trafiku dhe çfarë pasojash sjell kjo për ajrin.
Lubonja: Notto paska pyetur shoferët jo qytetarët. Sepse secili e vë veten në rolin e atij që intervistohet dhe çfarë do vija unë të parën. Padyshim që trafiku është problemi i madh. Po të më thuash që hapësirat publike shqetësojnë vetëm 2% të shqiptarëve, kjo do të thotë që ky popull ka mbaruar, dhe që ajri shqetëson 2.7% është të mos kuptosh çdo të thotë trafik i tepërt. Këtu bëhet fjalë për jetën e fëmijëve, jo vetëm për shoferët.
Siç e kemi parë në disa matje, kapërcejnë në masë të jashtëzakonshme normat europiane. Nuk ka ndonjë problem Notto, nuk e di ku ta gjej problemin. O duhet të vëmë alarmin për nivelin kulturor ose ka diçka që nuk ecën te sondazhi. Për mua kjo është gjëja më tronditëse në këtë sondazh.
© Panorama.al













