Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ishte i ftuar sot në News 24 ku foli për ecurinë e fushatës elektorale për 11 majin.

Për Nisida Tufan në “Kjo Javë”, Xhafaj thekson se ky sistem zgjedhor nxit luftën e kandidatëve brenda forcës politike.
Sipas tij, kjo mund të shkaktojë thyerjen e kohezionit të brendshëm brenda partisë politike. Ai shton se socialistët refuzojnë gjithnjë tensionet e brendshme.
Xhafaj: Natyrisht është eksperiencë e parë, por në të ardhmen duhet të ketë rregulla të qarta. Nëse këto tensione shkojnë në pikë të lartë vlimi ka pasoja për kohezionin e brendshëm të forcës politike. Duhet të kujdesemi që kjo konkurrencë të mos çojë në thyerje të kohezionit dhe etikës të një garë konkurruese mes nesh.
Besoj se nëse do kishte gjëra të tilla nuk do ishin të dobishme. I seleksionon dhe vetë familja politike. Socialistët nuk i pëlqejnë tensionet e brendshme. Nuk i pëlqejnë njerëzit konfliktualë dhe që u imponohen në bindjet e brendshme.
© Panorama.al











