Sllovakia ratifikon rritjen e fondit për ndihmë në eurozonë

Oct 13, 2011 | 18:22

Parlamenti i Sllovakisë ka ratifikuar sot planin për forcimin e Fondit të Kapacitetit të Stabilitetit Financiar Evropian.

Miratimi i planit për këtë Fond për shpëtim financiar, u bë pas dështimit në votimin e së martës, i cili shkaktoi rënien e qeverisë së qendrës së djathtë.

Sllovakia ishte vendi i fundit, i 17-ti, i eurozonës që e miratoi këtë fond, i paraparë për të ndihmuar vendet anëtare, që kanë probleme me kthimin e borxheve.

© Panorama.al

Te lidhura