Skënderbeu, Shkëmbi: Lutemi të ndalen vlonjatët

Apr 11, 2011 | 10:38

Bledi Shkëmbi ka bërë analizën e ndeshjes së Flamurtarit, ku nuk është surprizuar nga fitorja e rivalëve direkt për titull. “Ne na duhet vetëm të bëjmë detyrën tonë. Natyrisht që duam që Flamurtari të gabojë, por tani na duhet të mendojmë për takimet tona. Kanë mbetur edhe 6 javë për t’u luajtur, mirëpo ndihemi të favorizuar pasi do të ndeshemi me dy ekipe të pamotivuara, si Dinamo dhe Tirana. Kryeqytetasit e kanë mbyllur kapitullin e kampionatit, tani janë me “sy e me veshë” nga finalja e kupës. Gjithsesi nuk duhet të gabojmë për asnjë çast, pasi kjo do të ishte vërtetë fatale. Megjithatë më duhet të them se kemi një ecuri shumë të mirë, sidomos gjatë këtyre javëve të fundit. Natyrisht që kundërshtari ynë Flamurtari ka një ekip të mirë, por jemi duke u lutur të ndalet në transfertë. Gjithsesi, vazhdoj të jem i mendimit se titulli do të vendoset në javën e fundit, në Vlorë”, ka theksuar kapiteni i korçarëve, i cili është ende në fushatë elektorale, pasi kandidon në Këshillin Bashkiak të Korçës.

© Panorama.al

Te lidhura