Ish-prokurori Eugen Beçi foli mbrëmjen e sotme në “Oponencë” për hetimet e fundit të zbuluara mbi dosjet Balluku dhe AKSHI.
Sipas tij drejtësia i ka nxjerrë zbuluar politikën për korrupsionin e saj.
Ai thekson se reforma në drejtësia me SPAK ka funksionuar, duke nxjerrë në pah hetime ndaj ministrave dhe zv.kryeministres.
Por ai paralajmëroi politikën të mos sulmojë SPAK dhe GJKKO pasi kanë mbështetjen e opinionit publik.
Eugen Beci: Drejtësia e nxori zbuluar politikën me veprime të detyruara për shkak të kompetencë ligjore. Dhe politikës nuk i ka pse të mbetet hatri. Siç po shohim nuk mundet të kemi drejtësi të dirigjuar. Kemi të bëjmë me një prokurori që e fillon çështjen penale, investigimin dhe te gjykata që vë vulën. Jemi në fazën që drejtësia duket sikur po shtrin detyrën e vet. Politikës nuk po i pëlqen dhe përplasja është e pashmangshme. Pushteti legjislativi duket sikur do të fusë turinjtë.
Nëse opinionin publik ka besim të plotë te këto institucione të pavarura, atëherë pushtetet e tjera duhet të bëjnë kujdes. Nga mërzia, revolta që krijon opinionin publik karshi teje. Opinionin do drejtësi deri në fund. Politika do i duhet të bëjë llogaritë mirë para se të sulmojë. Reforma prodhoi një institucion që punon, SPAK dhe GJKKO, BKH. Nuk duhet të shohim si punon pjesa tjetër e drejtësisë. Kjo pjesë që cenon pushtetin legjislativ që kërkon arrestime zv.kryeministrash. politika duhet të bëjë kujdes. Nëse pushteti gjyqësor ka aleat opinionin publik, politika e ka luftën të humbur.
© Panorama.al












