“S’kam asgjë kundër hetimit, por…”- Rama kritika SPAK e GJKKO: Paraburgime me një të rënë të lapsit dhe noterizime në Gjykatën Speciale

Feb 26, 2025 | 10:06

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka kritikuar SPAK dhe GJKKO, duke u shprehur se po bëhen paraburgime me një të rënë të lapsit dhe noterizime në Gjykatën Speciale.

“Përdorin filozofinë që çfarë çojmë ne atje ata vetëm e firmosin patjetër se ne jemi Amerika këto nuk i pranoj më dhe nuk kam për ti pranuar më”, deklaroi Kryeministri

Ai shtoi se këto kanë ndodhur nëkohëra të vjetra, teksa shtoi se nuk ka asnjë kundër hetimit.

Madje Kryeministri theksoi se të dalin të gjithë ata që kanë prekur qoftë edhe 1 euro të buxhetit të shtetit.

Edi Rama: Nuk kam asgjë kundër hetimit. Të dalin të gjithë ata që kanë prekur qoftë edhe 1 euro të buxhetit të shtetit, ama këto paraburgimit me një të rënë të lapsit dhe noterizimet në Gjykatën speciale me filozofinë që çfarë çojmë ne atje ata vetëm e firmosin patjetër se ne jemi Amerika këto nuk i pranoj më dhe nuk kam për ti pranuar më.

E kemi parë ne këtë film në kohëra të tjera. Ndaj demokracitë e kanë ndërtuar këtë sistem balancimi.

© Panorama.al

Te lidhura