Analisti Ben Andoni ka komentuar protestën që vijon prej 28 ditësh në Tiranë për rrëzimin e qeverisë, duke e cilësuar si një nga lëvizjet më të rëndësishme të këtyre dekadave në vend.
I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, Andoni u shpreh se një protestë e përmasave të tilla nuk është parë në 35 vitet e fundit dhe se ndryshimi politik është një proces urgjent.
Sipas analistit, sfida kryesore për organizatorët është ruajtja e motivimit të qytetarëve që marrin pjesë në protestë.
“Duhet të mbahet fryma. Nuk duhen parë numrat. Organizatorëve iu bie një peshë e madhe, që të mbajnë pjesën e motivimit të protestuesve”, u shpreh Andoni.
Ai tha se pakënaqësia e qytetarëve lidhet me problemet e akumuluara në institucione dhe me atë që e cilësoi si keqqeverisje lokale dhe qendrore.
“Protestuesit motivohen nga keqqeverisja, lokale dhe ajo qendrore. Rastet flagrante i shohim në çdo sektor, kudo. Në shumicën e institucioneve, në Kadastër, që është plaga më e madhe e vendit, apo në sistemin e drejtësisë, ku janë vrarë më shumë për pronat pas viteve ’90 se sa në regjimin komunist”, deklaroi ai.
Duke folur për vijimësinë e protestës, ai tha se çdo organizim duhet të ketë qëndrueshmëri dhe të mos tërhiqet nga kërkesat e tij.
Analisti Ben Andoni: Një protestë e tillë nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky ndryshim jo vetëm është urgjent, por duhet bërë me çdo kusht. Çdo mundësi e humbur matet me vite. Duhet të mbahet fryma. Nuk duhen parë numrat. Organizatorëve iu bie një peshë e madhe, që të mbajnë pjesën e motivimit të protestuesve. Protestuesit motivohen nga keqqeverisja, lokale dhe ajo qendrore.
Rastet flagrante i shohim në çdo sektor, kudo. Në shumicën e institucioneve, në Kadastër, që është plaga më e madhe e vendit, apo në sistemin e drejtësisë, ku janë vrarë më shumë për pronat pas 90 se sa në regjimin komunist. Ajo Shqipëria e re që kërkojmë, duhet ta krijojmë brenda vetes. Unë dua një Shqipëri normale, që mos të shiten pronat e vendit tonë, siç po tregon arroganca e kësaj qeverie.
Çdo organizim duhet të ketë të hipotekuar në forcë të tillë, që mos të lëshojë pe. Fryma e protestës mbetet e mirë, por masiviteti bie. Por kjo është e kuptueshme. Një protestë e tillë nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky ndryshim jo vetëm është urgjent, por duhet bërë me çdo kusht. Çdo mundësi e humbur matet me vite. Nëse materializohet një nga këto protesta, atëherë protesta merr më shumë zemër. Protesta është shumë e mirë, e dyta më e madhe në vitet 90. Ne me orë prisnim çdo lajm për ndryshim, siç ishte themelimi i PD.
© Panorama.al












