Thaçi: Konflikt, vetëm me penguesit e zhvillimit

Oct 27, 2011 | 11:12

PRISHTINE- “Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri, por me ata që po pengojnë zhvillimin”. Keshtu eshte shprehur sot ne Kuvendin e Kosoves, kryemintri Hashim Thaci, gjate interpelances se thirrur nga “Vetevendosja”. Thaci ka paralajmeruar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë, nderkohe qe ka garantuar se historia e barrikadave do te mbaroje se shpejti.

“Eshtë investuar ndjeshëm për infrastrukturën në veri. Strategjia për veriun ishte një përkushtim i qeverisë”, tha Thaci gjate fjales se tij.
Ai ka komentuar edhe bllokimin e hyrjes së mallrave serbë në Kosovë, dhe më pas për aksionin në këtë zonë, duke pranuar se gjendja e krijuar ka patur ndikime negative.

“Gjendja ndikon keq për zhvillimin e qytetarëve të Kosovës. 40 mijë qytetarë serbë janë bërë pre dhe instrument i strukturave politike të Beogradit. Masat e ndërmarra në veri nuk i drejtohen asnjë qytetari të Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri, por me ata që po pengojnë zhvillimin”, tha ai.

Interpelanca

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot para ligjvënësve vendorë lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicës, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mocionin katërpikësh që ky grup e ka paraqitur në Kuvend, kërkohet që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë në heqjen e barrikadave në veri.

Deputetët e Vetëvendosjes do të kërkojnë nga Qeveria që t’i ndërpresë edhe bisedimet me Serbinë, dhe t’i shpallë të pavlefshme e të pazbatueshme secilën marrëveshje që është arritur deri më tani.

© Panorama.al

Te lidhura