Predha me origjinë të panjohur ranë pranë aeroportit ushtarak Meza në Damask, raportoi kanali televiziv shtetëror Al-Ekhbariya ditën e sotme.
Më parë, agjencia siriane e lajmeve SANA raportoi se një shpërthim u dëgjua në zonën e Damaskut dhe se hetimet ishin duke u zhvilluar.
“Reuters” raportoi në nëntor se Uashingtoni po planifikonte të staciononte trupa në një bazë ajrore në kryeqytetin sirian, për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Sirisë.
Baza ajrore ndodhet në rrugën që të çon në zonat e Sirisë jugore, që pritet të formojnë zonën e demilitarizuar sipas një pakti të ardhshëm mossulmimi.
Një burim në Ministrinë e Jashtme Siriane e mohoi raportin, duke thënë vetëm se ishte “i pasaktë”, pa dhënë sqarime të mëtejshme.
© Panorama.alاستهداف محيط مطار المزة العسكري بدمشق بثلاث قذائف..التفاصيل مع مراسلنا عبادة منصور #سوريا_اليوم pic.twitter.com/zwuNclFHUp
— تلفزيون سوريا (@syr_television) December 9, 2025












