“Siguria është thelbësore!”- Kryeministrja daneze nga Tirana: Riarmatimi i Evropës duhet të jetë prioritet i të gjithëve! Po përballemi me sfida të mëdha

May 16, 2025 | 19:06

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, se Europa duhet të armatoset dhe të jetë e aftë për të mbrojtur veten.

dnaeze

“Siguria do të jetë çështja jonë kryesore, pasi jetojmë në një botë shumë të pasigurt sot. Rusia është një kërcenim i madh, jo vet për Ukrainën po për të gjithë ne. Për shkak të sulmeve kibernetike, keqinformimit, po përpiqet të shkatërrojnë demokracine tonë, ndaj riarmatimi i Evropës duhet të jetë prioriteti numër një i të gjithëve ne”, tha ajo.

Frederiksen u ndal dhe te Lufta ne Ukrainë, ku theksoi se ajo është angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte, por nuk kemi parë sinjale nga Rusia, kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për t’i dhënë fund luftës.

Kryeministrja daneze më tej permendi dhe çështjen e emigracionit, ku tha se ne Europë emigracioni pothuajse ka qenë i pakontrolluar dhe pasoja tani janë të panumërta.

Mette Frederiksen: Ka qenë një mikpritje shumë e ngrohtë këtu, Evropa po përballet me një sërë sfidash, na duhet ky format ku ne kemi në këtë rast shtete që nuk janë vende anëtarë të BE që ulen në tryezë për të diskutuar çështje të rëndësishëm. Ne jemi të gatshëm të marrim stafetën dhe dua të theksoj se siguria do të jetë çështja jonë kryesore, pasi jetojmë në një botë shumë të pasigurt sot.

Rusia është një kërcenim i madh, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë ne. Për shkak të sulmeve kibernetike, keqinformimit, po përpiqet të shkatërrojnë demokracine tonë, ndaj riarmatimi i Evropës duhet të jetë prioriteti numër një i të gjithëve ne.

Nëse nuk jemi të gatshëm të mbrojmë njëri-tjetrin, si mund të ndihmojmë të tjerët. Çështja numër një është siguria. Ukraina është angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte, por nuk kemi parë sinjale nga Rusia, kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për ti dhënë fund luftës. Siç e thatë dhe ju, ne jemi një treg iu madh ndaj konkurrenca e kompanive , firmave tona, është  e rëndësishme. Ne duhet t’i japim fund furnizimit me karburant, gaz, naftës nga Rusia. Duhet të jemi konkurrentë që dhe klientët në të gjithë Evropën të kenë energji me kosto të ulët dhe të gjelbër.

Tjetër temë e rëndësishme është emigracioni. Situata ndryshon nga vendi në vend, por ne Europë do të thosha që emigracioni pothuajse ka qenë i pakontrolluar dhe pasoja tani janë të panumërta. Dëshiroj të theksoj këto tre çështje kryesore.

© Panorama.al

Te lidhura