Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se përfundimi i luftës në Liban përbën pikën kryesore të memorandumit të mirëkuptimit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Gjatë një bisede telefonike me kryetarin e Parlamentit libanez, Nabih Berri, Ghalibaf theksoi se fundi i konfliktit, respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit janë elementët kryesorë të paragrafit të parë të memorandumit.
“Qëllimi ynë është t’i japim fund luftës në Liban, të mundësojmë kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre, t’i japim fund pushtimit dhe të sigurojmë tërheqjen e Izraelit nga territori libanez. Ne do ta ndjekim me seriozitet këtë çështje”, u shpreh Ghalibaf.
Sipas njoftimit, dy zyrtarët ranë dakord për nevojën që Njësia e Kontrollit të Konflikteve të mblidhet sa më shpejt, me synimin për të monitoruar situatën dhe për të përshpejtuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi dhe përfundimin e luftës në Liban.
© Panorama.al












