Siguria ajrore, Shqipëria shmang listën e zezë

Nov 22, 2011 | 18:32

BRUKSEL- Shqipëria ka bërë përmirësime të dukshme në sigurinë e aviacionit civil, tha sot Bashkimi Evropian. Konfirmimi u dha gjatë publikimit të së ashtuquajturës “lista e zezë” në të cilën renditen kompanitë ajrore të cilave u ndalohet fluturimi në hapësirën evropiane.

Që në fillimi u vu theksi tek progresi i Shqipërisë dhe Rusisë, duke vënë në dukje përmirësime të dukshme në sigurinë e aviacionit.

“Shqipëria dhe Rusia kanë bërë  përparim të ndjeshëm në përmirësimin e sigurisë në fluturim dhe se nuk do të merren masa ndëshkuese për ansjërën nga linjat ajrore të tyre.”- tha komisioneri përgjegjës për transportin, Siim Kallas.

Shqipëria ka marrë masa ndaj një kompanie ajrore për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë në fluturim. Ka rënë dakord për revokimin e licencës së operatorit ajror kombëtar Albania Airlines, ndërsa Italia ka rënë dakord për të ndihmuar Albania Airlines në përmirësimin e performancës së saj.”- thuhet në deklaratën e komisionit.

Lista e publikuar sot përfshin 281 linja ajrore nga 24 vende, kryesisht nga Afrika dhe Azia, të cilave ju ndalohet fluturimi në hapësirën ajrore evropiane. Kjo listë ka nisur të publikohet që nga viti 2006, ndërsa është përditësuar vazhdimisht

Në listë janë përfshirë edhe 11 kompani të tjera, të cilave u lejohet të fluturojnë në hapësirën evropiane pasi t’i jenë nënshtruar kushteve të rrepta dhe kufizimeve lidhur me aeroplanët që duhet të përdorin.

© Panorama.al

Te lidhura