Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës dhe liderit të PD-së Sali Berisha, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste në Tiranë.

Rama u shpreh se ata kanë në krye një tufë delirantësh që klithin gjithë ditën Madhështore. Por sipas tij pasi të mbarojnë zgjedhjet do vijojnë me avazin se Rama i vodhi sërish dhe na mashtroi.
Rama: Si mundet seriozisht, një njeri normal që ka minimumi respektin për veten e vet, si mund ta marri seriozisht dhe ti japi votën një force politike që e quam veten Aleanca Madhështore. Jam i habitur. Madhështore? Jemi madhështore dhe slogani bëj Peqinin madhështor, Vlora, Shkodra Madhështore.
Për Shqipërinë madhështore. Këtë lloj fushate e prodhon vetëm një çmendinë. Aty njëri thotë jam Napoleon Bonaparti, tjetri Gjon Kastrioti. Si del njeriu nga shtëpia, vishet, me burrat e kam, rregullohet shkon atje dhe hedh votën në një kënetë kaq madhështore dhe kthehet krenar dhe thotë sot mbaroi epoka e Edvin Kristaq Rama.
Si ka mundësi? I ka Shqipëria kaq budallenj që ta bëjnë këtë. Kanë në krye një tufë delirantësh por a janë kaq budallenj që i shkojnë prapa. Është rruga e tyre. Premtime madhështore. Do dalin në darkë do thonë ik ik, madhështore do dalin me burija pastaj fillojnë klithmat për një vjedhje madhështore deri për zgjedhjet e tjera.
© Panorama.al











