Shtrëngata, reshje shiu dhe dëbore, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Nov 19, 2025 | 7:53

Sot vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut parashikohen të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër priten reshje shiu me intensitet deri të lartë.

reshje

Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mesditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra. Në verilindje në lartësinë mbi 1500 metra priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri 18 m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i lartë, i forcës 4-5 ballë.

© Panorama.al

Te lidhura