Një hetim në Francë mbi përpjekje përdhunimi nga ish-kreu i FMN-së, Dominik Shtraus Kan, është rrëzuar. Zyra e prokurorit tha se provat sugjeronin një sulm seksual, një akuzë më pak serioze se përpjekja për përdhunim, me një statut më të shkurtër limitimesh. Shkrimtarja Tristane Banon ka akuzuar Shtraus Kan se ka tentuar ta përdhunojë atë në vitin 2003. Akuzat e saj u shfaqën ndërsa Shtraus Kan akuzohej për përdhunim në Nju Jork, një çështje që më vonë u rrëzua. Sipas ligjit francez, statuti i limitimeve për përpjekje përdhunimi është dhjetë vjet, por tri vjet për sulm seksual.











