Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Durrës është shprehur se futja në BE ndryshon si dita me natën me sot, pasi “në momentin që bëhemi anëtarë marrim një buxhet ekstra”.

Lidhur me largimin e shqiptarëve në vendet e BE, Rama tha se nuk janë të përndjekur politikë, por duan një jetë më të mirë.
Rama: Qytetarët e barabartë të Europës kanë të drejtën të shkojnë dhe qëndrojmë ku të duan. Ne kemi të drejtën e lëvizjes, por jo të qëndrimit. Një shqiptar që do të shkojë diku, duhet të kërkojë azil politik, ose duhet të mçifet. Sepse nuk është i pranuar në tregun e punës.
Shqiptarët që kanë shkuar në Europë nuk janë të përndjekur politikë, por duan një jetë më të mirë. Këtë e bëjnë të gjithë. Italianët e jugut ikin në Gjermani apo në vend të tjera. Nuk quhen njerëz që ikin, por forca të lira pune në një treg të lirë të përbashkët pune.
Futja në BE ndryshon si dita me natën me sot, sepse në momentin që bëhemi anëtarë marrim një buxhet ekstra, që ndahet në dy kategori, kontribuuesit dhe përfituesit.
© Panorama.al











