“Shqipëria pret votën tuaj”- Më 4 mars mbyllen regjistrimet për diasporën, Meta thirrje: Mos e humbni këtë mundësi historike! Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort

Mar 3, 2025 | 11:57

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën PER të KQZ, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, afat i cili përfundon në datën 4 mars.

ilir meta

Meta apelon që të mos humbasin mundësinë për të votuar ndërsa shton se “më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort”.

Postimi i Metës:

Të dashur bashkëatdhetarë në diasporë! ❤️??

Regjistrimi juaj masiv derimë tani është frymëzues!

Pjesëmarrja juaj e jashtëzakonshme në takimet e opozitës është garanci për Fitoren tonë më 11 Maj!

⏳ Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga afati përfundimtar për regjistrimin e votuesve nga jashtë!

? Mos e humbni këtë mundësi historike! Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort!

✅ Regjistrohuni, Regjistrohuni, Regjistrohuni tani për të votuar dhe bëhuni pjesë e Ndryshimit!

? Regjistrimi bëhet këtu: https://diaspora.kqz.gov.al

? Shqipëria pret votën tuaj! Shqipëria pret Ndryshimin!

© Panorama.al

Te lidhura