VIDEO- “Shqipëria i përket BE”- Ministrja e Jashtme e Danimarkës: E inkurajoj Shqipërinë të nxisë dialogun politik

Nov 17, 2025 | 9:15

Ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre në konferecnë e përbashkët me kryeministrin Rama dhe komisioneren Marta Kos tha se “Shqipëria i përket BE”.

Zyrtarja e larte daneze tha se “e inkurajoj Shqipërinë që të nxitë dialog politik”, ndersa thekso se, “zgjerimi është përparësi e presidencës daneze”.

“Negociatat e Shqipërisë po vazhdojnë me një hap të qëndrueshëm. Brenda një viti janë hapur të gjitha grupkapitujt. Kjo është një shpejtësi rekord, ky gur kilometrik shërben si njohje të punës që ka bërë Shqipëria drejt të ardhmes evropiane.

Raporti i zgjerimit tregon se Shqipëria po ec përpara sidomos për reformën më drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit.

Hapi tjetër është përmbushja e piketave të ndërmjetme në kuadër të themeloreve. Ky hap përgatit terrenin  për të filluar dhe mbyllur kapitujt negociosh.  E inkurajoj Shqipërinë që të nxitë dialog politik, zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Ne sot po japim një tjetër rezultat. Nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm jam e sigurt që anëtarësimi do të arrihet në një të ardhme shumë të afërt.

Jam e sigurt se anëtarësimi do të arrihet në një kohë të afërt. Shqipëria i përket Bashkimit Evropian”, tha Bjerre.

© Panorama.al

Te lidhura