Shqipëria hap zyrtarisht Komandën e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes, ambasada e SHBA: Angazhim i fortë për të mbrojtur hapësirën kibernetike në nivel kombëtar, rajonal dhe në kuadër të NATO-s

Jun 2, 2025 | 18:05

Sot u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, një hap i rëndësishëm që forcon kapacitetet e vendit në fushën e mbrojtjes kibernetike.

nancy

Ambasada Amerikane në Tiranë thotë se kjo komandë e re është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm mes Ambasadës së SHBA, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

“Krijimi i saj nënvizon angazhimin e fortë të Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike në nivel kombëtar, rajonal dhe në kuadër të NATO-s”, thotë ambasada e SHBA.

Në aktivitet morën pjesë E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, Gjeneralmajori John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të SHBA (USEUCOM), si dhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Ambasada e SHBA në Tiranë postim në Facebook:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Gjeneralmajor John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të ShBA (USEUCOM), së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, morën sot pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ky aktivitet shënon rezultatin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm midis Ambasadës së ShBA, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Krijimi i komandës nënvizon angazhimin e fortë të Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike kombëtare, rajonale dhe atë të NATO-s.

© Panorama.al

Te lidhura