
Tension, kartonë dhe shtatë gola në 90 minuta lojë. Kjo është ajo çka dha dje përballja e Shpresave të Shqipërisë në fushën e homologëve polakë. Në momentin më të mirë, Sykaj humb toruan dhe del me të kuqe, si dhe me një Frashër (portieri) që s’arrin dot ta neutralizojë gjuajtjen e Vozniak. Polonia nisi mirë lojën, duke kaluar në avantazh që në pjesën e parë, falë një penalltie të kthyer në gol nga Krishoviak. Ai mposhti portierin Stivi Frashëri nga pika e penalltisë. Në pjesën e dytë, Shqipëria ndryshon në lojën e saj, duke kërkuar më shumë golin e barazimit, por një gabim në vendosje i mbrojtjes na kushton golin e dytë të shënuar nga Mateusz Klish. Megjithatë, kalon vetëm një minutë lojë dhe më në fund presioni i kuqezinjve jep rezultate. Armando Sadiku shënon për Shqipërinë, duke shtuar shpresat për një barazim. Gjithsesi, nuk ishte e thënë që vendësit të ndaleshin aty. Në minutën e 64-t, portieri ynë Frashëri mposhtet sërish dhe këtë herë është Artur Sobiesh. Pas këtij goli, vendësit qetësuan lojën, me idenë se i kishin në xhep tri pikët. Kaq deshën tanët dhe nisën nga sulmet e njëpasnjëshme, të cilat pas një çerek ore loje, pas golit të tretë sollën shënjestrën e Balës. Në këto momente, Shqipëria hidhet e tëra në sulm dhe në minutën e 90-të Sadiku shënon golin e barazimit. Teksa arbitri i katërt jepte 4 minuta shtesë, Sykaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të gabuar dhe lë Shqipërinë me 10 lojtarë. Pikërisht në atë aksion, vendësit edhe me pak fat shënojnë golin e fitores me anë të Vozniak.
Poloni-Shqipëri 4-3
Shënues: Krishoviak 34′ (p), Klish 54′, Sobiesh 64′, Vozniak 90+2’/ Sadiku 55′, 90′, Bala 81′
Kartonë të verdhë: Vozniak, Aldas, Timinski, Borisiuk, Klish, Drigas/ Bala, Sykaj
Kartonë të kuq: Drigas 89’/ Sykaj 90+2′
Gjyqtarë: Padraig Saton/ K.Henesi dhe A.Linsh
Polonia: Skorupski, Vozniak, Krishoviak, Aldas, Timinski (Drigas 46′), Olkovski (Przibecki 67′), Borisiuk, Sobiesh, Klish (Vszolek 84′), Kupisz, Malarczik. Stefan Majevski
Shqipëria: Frashëri, Sykaj, Baçi, Peqini, Gava, Bunjaku, Brahimi (Dosti 85′), Bala, Vucaj (Telushi 74′), Sadiku, Vajushi. Trajner: Artan Bushati











