Shpërthimi në Bulqizë, Rama viziton minatorët e plagosur

Oct 18, 2011 | 15:07

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, shoqeruar nga deputete te PS ka vizituar tre minatorët e plagosur në shpërthimin në minierën e Bulqizës, qe po kurohen ne Tirane.

Kreu i opozitës pasi ngushëlloi familjen e minatorit të vrarë uroi shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

“Kryetari i opozitës garanton bulqizakët dhe mbarë qytetarët shqiptarë se me të ardhur në qeveri Aleanca për të Ardhmen do të bëjë drejtësi për të gjitha plagët e tmerrshme të korrupsionit shtetëror” thuhet ne deklaratën e PS-së, ku shtohet se situata eshte pasoje e korrupsionit qeveritar.

© Panorama.al

Te lidhura