Minatorët: Të zbardhet ngjarja. Ne, gati për punë

Oct 19, 2011 | 17:20
Nga protesta e minatorëve të Bulqizës

BULQIZE- Këshilli Sindikal i Minatorëve kërkoi sot nga Prokuroria që të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e një dite më parë.

Sipas tyre edhe 40 orë pas shpërthimit në minerë, ku një minator mbeti i vdekur dhe 8 të tjerë u plagosën, nuk është marrë asnjë në pyetje.

Gjatë një mbledhje të pasdites, Këshilli vendosi rifillimin e punës, por vetëm pasi RISHM të ketë dhënë OK, lidhur me kushtet e sigurisë në punë.

“Presim vendimin e RISHM për të rifilluar punën. Ne jemi të gatshëm për punë”- janë shprehur minatorët.

Gjatë ditës së sotme minatorët nuk kanë punuar.

Paraditen e djeshme, nje shperthim hidrogjeni ne pusin numer dy humbi jeten minatori Naim Shyti dhe tre të tjerë nga tetë të plagosur trajtohen në gjendje kritike në spital

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço tha se ministria vetëm pak ditë më parë kishte lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në  ne minieren e kromit ne Bulqizë.

Ne nje reagim te METE, thuhet se “nga METE është lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në Minierën e Kromit Bulqizë deri në vënien në gadishmëri pune të saj, në lidhje me sigurinë në punë”. Sipas METE, urdhëri eshte dhënë në datën 10 gusht 2011.

© Panorama.al

Te lidhura