Shpërthim me tritol në hyrjen e një pallati në Shkodër, ndërron jetë një person

Dec 29, 2025 | 10:26

Një person, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të hëne si pasojë e një shpërthimi me tritol në hyrjen e një pallati në Perash të Shkodrës.

makine-policie

Menjëherë është dërguar në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Fillimisht është menduar se ka shpërthyer kutia elektrike e sahateve por më pas ka rezultuar se ka qenë lëndë plasëse.

Policia, e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.

 

© Panorama.al

Te lidhura