
BULQIZE- Nje minator ka humbur jeten si pasoje e shperthimit te gazit ne pusin numer dy ne minieren e Bulqizes, nderkohe qe se paku 8 te tjere kane mbetur te plagosur, tre prej te cileve ne gjendje te rende.
Ngjarja e rende ndodhi gjate paradites, ne rrethana ende te paqarta.
Mesohet se minatoret kane qene ne galeri, kur ka shpethyer gazi ne pus duke i demtuar seriozisht. Qe ne fillim u fol per 7 te plagosur dhe dy te zhdukur, por duke theksuar se nuk dihej sakte numri i atyre qe ishin brenda ambientit te punes. Me pas, nje nga minatoret e zhdukur, konkretisht Naim Shyti, 39 vjec u gjet i vdekur.
Nderkohe qe minatori tjeter, Astrit Cupi qe rezultonte i zhdukur eshte nxjerre nga miniera dhe eshte derguar ne spital ne gjendje te rende.
Mes te plagosurve jane minatoret Bastri Toska,Hajri Koçi, Xhelal Ruçi, Zim Perkola.
Minatoret jane derguar me urgjence ne spitalin rajonal per te marre ndihmen e pare, por per shkak te gjendjes se rende, ata u transportohen me helikopter ne drejtim te Spitalit Ushtarak ne Tirane.
Drejtori i minieres: Gazi nuk shpërthen pa u ngacmuar
Drejtori i minierës së Bulqizës, Medat Zogu gjate nje lidhjeje telefonike per “News 24”, bëri të ditur se shpërthimi i gazit nuk ka qenë pa arsye. “Dikush e ka ngacmuar, ndonjë shkëndijë, gazi nuk shpërthen nëse nuk do ishte ngacmuar nga jashtë”. Sipas tij në minierë para se të kryhen punime në një sektor maten niveli i gazrave. “Një grup i matjes së gazrave që përbëhet nga gazmatës dhe punonjës ajrimi ka qenë në nivelin e 16 të minierës dhe kanë kryer matjet e ajrimit, kurse minatorët ndodheshin në nivelin e 17, pra 200 metra larg zonës ku kryheshin matjet”- tha ai.
Sipas Zogut kanë qenë 2 punëtorë që po kryenin matjet, një prej tyre dhe Naim Shyti, minatori që u gjet i vdekur në minierë. “Vala e shpërthimit ka goditur minatorët që ndodheshin larg zonës ku ndodhi shpërthimi”.
© Panorama.al











