Shpërdorim detyre, veprime të turpshme dhe kalim i paligjshëm i kufirit, njëri arrestohet, 2 të tjerët nën procedim

Nov 18, 2025 | 10:46

Një person u arrestua dhe dy të tjerë u morën nën procedim penal, pasi akuzohen për shpërdorim detyre, veprime të turpshme dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

policia korce

Policia e Korçës njoftoi se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan të parin K. T., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

I dyti u referua në Prokurori për procedim penal S. K., 49 vjeç, banues në fshatin Mborje, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme në publik.

Ndërsa specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve morën nën hetim të riun O. C., 20 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

© Panorama.al

Te lidhura