Shpërdorim detyre, pranga 4 zyrtarë të komunës

Oct 29, 2011 | 13:12

LEZHE- Kater persona, zyrtare te komunes Kaçinar kane perfunduar ne pranga te akzuar per shperdorim detyre.

Sipas policise se Lezhës, ata u ndaluan pas nje operacioni te koduar  “Llogaria e Gabuar”, nderkohe qe te ndaluarit akuzohen per shperdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe abuzim me ndihmen ekonomike.

Te ndaluarit jane:

Flora Suti, lindur dhe banuese në fshatin Shëngjergj, me detyrë arkëtare e komunës Kaçinar, e cila eshte ndaluar për veprat penale te “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim dhe “Fallsifikim i dokumentave” .

Gjet Shkurti, lindur ne fshatin Simon me banim në qytetin Rrëshen, aktualisht me detyrë sekretar i këshillit të Komunës Kaçinar. Ndalimi i tij bëhet pasi i atribuohen veprat penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” .

Altin Gjoka,lindur dhe banues ne fshatin Arrëz, me detyrë punonjës i postës së Komunës, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprat penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim e “Fallsifikim i dokumentave” .

Pashk Gjoni, lindur dhe banues ne fshatin Arrëz, me detyrë ish shefi i financës së komunës, masë sigurimi “Arrest me burg” parashikuar për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim duke shpërdoruar detyrën” dhe “Fallsifikim i dokumentave” “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj peronave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi N. Ç, me detyrë ish administrator i ndihmës ekonomike të komunës, për të cilin është vendosur masa e sigurise “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim e “Fallsifikim i dokumentave” .

 

© Panorama.al

Te lidhura