Shpend Gashi: Kryeministri na largoi me urrejtje, por ne jemi mbledhur në shesh me dashuri për njëri-tjetrin! Mos bini pre e provokimeve

Jul 4, 2026 | 20:04

Gazetari Shpend Gashi theksoi gjatë fjalës së tij në protestën masive kundër qeverisë së Edi Ramës, ku merr pjesë edhe diaspora, se kryeministri i largoi me urrejtje ndërsa ata janë mbledhur në shesh me dashuri për njëri-tjetrin.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve, ndërsa shtoi se protesta e madhe është investimi më i madh i jetës së tyre.

“Zemra mal kur iu shoh të gjithëve këtu. Ky zotëria që është kryeministër na ka larguar me urrejtje dhe ne jemi mbledhur me dashuri nga njëri-tjetri. Fuqia jonë më e madhe është dashuria. Mos bini pre e provokimeve.

Gjithë kjo gjë e madhe është investimi i të gjithë jetës tonë. Kërkesa ime është ju lutem largoheni nga provokimi dhe lironi çunat. “, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura