Aktivisti Edison Lika në fjalën e mbajtur në protestën para kryeministrisë pretendoi se gjatë javëve të fundit ka pasur përpjekje për përshkallëzimin e protestës, por tha se organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë zgjedhur të vijojnë me protesta paqësore.
Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij se ka infiltruar persona, por theksoi se në këto 35 ditë qytetarët janë më të bashkuar se kurrë.
“Kjo protestë ka qenë e suksesshme sepse ka qenë paqësore, ka fituar mbështetjen e botës se ka qenë paqësore. Në këtë proteste kanë ardhur gra, fëmijë dhe pleq se ka qenë paqësore. Sepse kjo protestë ka qenë paqësore ka pasur disa tentativa javët e fundit që kjo protestë të përshkallëzojë. Ama ne i jemi këtu për ti thënë qeverisë Rama që pavarësisht se ti fut persona për ta përshkallëzuar ne do jemi këtu në mënyrë paqësore deri në fund. Fuqia e kësaj proteste ka qenë rezistenca. Kemi 35 ditë dhe jemi më të bashkuar se kurrë”, tha aktivisti Edison Lika.
© Panorama.al











