“Drejtësia ta hetojë kryeministrin”- Diaspora e gjitha në shesh, mesazhi i fortë e aktivistes: Në fytyrat tuaja shoh ‘Shqipërinë e re’ pa autokratin Edi Rama!

Jul 4, 2026 | 21:19

Aktivistja Sidorela Vatnikaj mbajti fjalën gjatë protestës së zhvilluar në Tirana, ku foli për emigracionin, shpresën për ndryshim dhe nevojën për një drejtësi që të veprojë ndaj të gjithë.

Në fjalën e saj, Vatnikaj tha se te protestuesit sheh historinë e shumë të rinjve shqiptarë që janë larguar nga vendi për të punuar jashtë.

Ajo shtoi se  Shqipëria e re duhet të jetë pa autokratin Edi Rama dhe pa oligarkë.

“Në fytyrat tuaja shoh fytyrën e tim vëllai student ekselent që sot punon si punëtor ndërtimi në Nju Jork. Njëkohësisht shoh besim, shoh solidaritet për një Shqipëri të re që do ta ndërtojmë vetëm ne.

Sot në fytyrat tuaja shoh fytyrën e Shqipërisë së re pa autokratin Edi Rama, pa oligarkë që na privatizojnë dhe pa pronar të mediave që ju shërbejnë.

Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot në sy. Kemi ikur për 36 vjet, nuk ikim më. Ikni ju.

Dua të them se jam këtu me besimin se Shqipërinë e re ka një drejtësi që heton edhe Edi Ramën, edhe oligarkët, edhe autokratët dhe ata që na kanë vjedhur”, deklaroi ndër të tjera aktivistja.

© Panorama.al

Te lidhura