VIDEO- Revolta qytetare, protestuesit sjellin para Kryeministrisë një arkivol simbolik për Edi Ramën

Jul 4, 2026 | 20:57

Pas tortës simbolike prej betoni me të cilën protestuesit i “uruan” ditëlindjen kryeministrit Edi Rama, një tjetër moment simbolik ka shoqëruar protestën para godinës së Kryeministrisë në Tirana.

arkivoli i rames

Protestuesit kanë sjellë një arkivol simbolik, i cili mbante mbishkrimin “Arkivoli politik i Ramës”. E njëjta frazë ishte vendosur edhe në anët e arkivolit.

Arkivoli që mbahej në dorë nga disa protestues bëri një xhiro përpara godinës së Kryeministrisë si pjesë e simbolikës së protestës.

78372047-5445-4a5e-af29-d7dde3b31641 edcfcb90-38c2-447c-90d5-8f2ad1a39390

© Panorama.al

Te lidhura