Revolta kundër qeverisë, mesazhi i aktorit Mehdi Malkaj para mijëra protestuesve: Për dashurinë jap jetën, por për atdheun jap dashurinë!

Jul 4, 2026 | 20:39

Në protestën me mijëra shqiptarë që jetojnë në vend dhe në diasporë përcolli një mesazh të shkurtër edhe aktori Mehdi Malkaj.

Ai theksoi se dashuria që merr nga njerëzit e ka bërë që të dalë përditë në shesh, ndërsa shtoi se “për dashurinë jap jetën, por për atdheun jap dashurinë.”

“Ju më falni shumë dashuri. Duartrokitjet tuaja më kanë bërë mua që vin këtu. O njerëz ne që jemi këtu nuk jemi shqiptarët më të mirë, por që jemi shqiptarë të mirë kjo nuk diskutohet. Për dashurinë jap jetën, por për atdheun jap dashurinë.”

© Panorama.al

Te lidhura