Kreu i Shoqatës të Ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalim ku vlerësoi protestuesit dhe kritikoi sistemin politik në vend.
Ai i përshëndeti protestuesit si “shqiponja të lirisë”, duke theksuar se ata po i tregojnë botës se Shqipëria di të protestojë dhe të mbrojë demokracinë.
Ndregjoni kritikoi dy partitë politike, PS dhe PD si parti staliniste, ndërsa theksoi se në 35 vite nuk kanë nderuar ish të përndjekurit.
“Përshëndetje shqiponjat e lirisë, përshëndetje ju shqiponja që i treguar botës se Shqipëria di të protestojë, di të mbrojë lirinë dhe demokracinë dhe nuk është Shqipëria që paraqesin dy partisë staliniste të 35 vite.
Unë dua të referoj fjalën time, tek fjala e presidentit të SHBA e keqja e Amerikës vjen nga komunizmi, e keqja e Shqipërisë vjen nga komunizmi i Edi Ramës, komunizmi i dy partive stalinisti, të cilat kanë vrarë. Kanë vrarë 10 mijë shqiptare e shqiptare.
35 vjet Berisha dhe Rama nuk kanë mbajtur 1 min heshtje për 6 mijë të zhdukurit e komunizmit
Ju ftoj ju misionarëve të Shqipërisë së re të mbajmë një minutë heshtje që Rama i ka lënë pa var, dhe Enver Hoxha i ka zhdukur kufomat”, tha ai në protestë.
© Panorama.al











