Një moment simbolik ka shoqëruar protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, ku protestuesit i kanë “uruar” ditëlindjen kryeministrit Edi Rama me një tortë të ndërtuar prej betoni.
Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën “Edhe 100 vite… në burg”, ndërsa torta simbolike u shfaq si një formë proteste dhe ironie ndaj kreut të qeverisë.



















