Protestuesit që janë mbledhur përpara Kryeministrisë në ditën e 35-të të revoltës kundër qeverisë i kanë bërë kryeministrit Edi Rama edhe një “dhuratë” për rastin e ditëlindjes së tij.
Qytetarët treguan se kishin bërë një tortë në të cilën ishte shkruar: “Populli të uron! Jepe dorëheqjen. Merr edhe Saliun me vete.”
© Panorama.al













